Mbajini “vath në vesh” të gjitha: “Çfarë duan gratë?”

Është e qartë, pothuajse e çertifikuar, ka ekzistuar gjithmonë: burrat dhe gratë nuk e kuptojnë njëri-tjetrin pothuajse kurrë. Problemet më të mëdha të komunikimit midis burrit dhe gruas lindin nga i njëjti faktor;  interpretimi i fjalëve të caktuara, qëndrime të caktuara dhe ndryshimet e mëdha që i atribuohen fjalëve “ndoshta”, “po” dhe “jo”.

Kur flet një grua, duhet të përdoret fjalori i sinonimeve dhe antonimeve, sepse burrat kanë një tru që përpunon të dhënat në mënyrë më të thjeshtë se ajo e grave. Disa gra argumentojnë se edhe ato vet nuk dinë se çfarë duan të thonë ndonjëherë.

Ja një listë e terminologjive më simpatike dhe më tinëzare të përdorura nga gratë, të mbledhura nga site, libra dhe gazeta: “NË RREGULL”,  do të thotë “kaput”!  Është deklarata që në pamje të parë duket si pozitive, por në të vërtetë përfaqëson shprehjen më tinëzare që një grua mund t’i thojë burrit. Në të vërtetë përdoret nga gratë për të mbyllur një diskutim në të cilin besojnë se kanë të drejtë ndërsa burri duhet ta qepë.

“PESË MINUTA”: Nuk dihet asnjëherë se çfarë do të thotë saktësisht. Do të thotë që duhet të paktën një çerek ore, por ndoshta do të jenë 30 minuta.

“ÇFARË BËN?”: Nuk ka asnjë pikë kurioziteti për atë që po bëni. Në fakt, është vetëm një qortim për çdo gjë që po bëni.

“ASGJË”: Kërkoni ndihmë nga miqtë.  Duhet të jeni gati të përjetoni një nga makthet tuaja më të këqija. Po të jeni të zgjuar, duhet të arratiseni sepse është ora e apokalipsit.

“NUK DUA TË FLAS MË”: Ka dekretuar që ka të drejtë ajo dhe t’i duhet të rrish urtë.

“PSHERËTIMA”: Nuk është diçka çliruese. Kjo është deklarata që do t’ju bëjë të kuptoni se ajo po mendon pse po humbet kohë me një të paaftë që nuk kupton as gjërat më të thjeshta. Mendon ajo!

Për çdo gjë tjetër, në temën e kuptimit të gjuhës midis gjinive, unë ju uroj vetëm fat!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*