Psikologët rendisin arsyet: Pse meshkujt nuk janë më xhentëllmenë

Toff_Guys_Day_24_173.ARW

E keni vënë re që meshkujt nuk janë më xhentëllmenë? Keni të drejtë.  Në fakt, falë lojës së mirësjelljes dhe xhentilesës gruaja ndihet e dëshiruar dhe e dashuruar e kështu krijohet intimiteti dhe dëshira për të zbuluar më shumë.  Këtë e kanë vënë re dhe psikologët dhe në bazë të argumenteve te tyre, revista Grazia.it zbulon arsyet e kësaj dukurie:

Janë ata të ‘llastuarit’, të mësuar të kenë gjithçka dhe menjëherë
Shumë meshkuj duan të dinë menjëherë nëse ajo grua do të pranojë apo jo. Kjo vlen edhe për gjëra të tjera sot, në kohët moderne: të kesh gjithçka dhe menjëherë për shkak të shpejtësisë së jetës. Askush nuk dëshiron të presë dhe të lodhet.

Nuk janë mjaftueshëm të sigurt në vetvete
Për të qenë xhentëllmen, duhet të jesh i sigurt në vetvete. Faza e fillimit të marrëdhënies kërkon të njihen jo vetëm pikat e forta, por edhe ato të dobëta.

Nuk duan ‘të humbasin kohë’
Burrat nuk duan të humbasin kohë dhe energji për diçka jo shumë të sigurt. Loja e xhentilesës është diçka që nuk dihet si do të përfundojë.

Kanë frikë se mos dështojnë
Një tjetër çështje që pengon fazën e xhentilesës është frika e dështimit. Po sikur të mos jetë në gjendje ta bëjë për vete? Po nëse të tjerët do të jenë më të zotë? Mendimet negative e bllokojnë këtë proces prandaj qëndron në fuqi gjithmonë fakti i të marrit një përgjigje pa u lodhur shumë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*