Gjoba atyre që ushqejnë derrat e egër, e habitshme ç’po ndodh në Romë (VIDEO)

Po bëhet gjithmonë e më paradoksale situata në Romë, ku përtej problematikave që hasin të gjithë metropolet europiane, në dekadën e fundit i është shtuar edhe një tjetër, pothuajse e pabesueshme!

Bëhet fjalë për derrat e egër, që nga pyjet që rrethojnë kryeqytetin italian, duke përfituar edhe nga ligje që për vite të tëra e kanë kufizuar gjuetinë e tyre, janë shumuar në mënyrë të shpejtë, dhe në kërkim të ushqimit janë afruar drejt qendrave të banuara.

Nga periferitë e skajshme të një territori bashkiak tejet të shtrirë, kafshët gjithçka-ngrënëse po i afrohen edhe lagjeve më qendrore, duke sulmuar në disa raste edhe vetë banorët.

Në video dallohet një grua e sulmuar nga disa derra, në momentin që del nga një supermarket.  Derrat ndjekin personin e frikësuar deri sa e shtrëngojnë të lerë në rrugë qeset që ka blerë dhe të ikë me vrap e frikësuar.

Autoritetet kanë vënë gjoba të kripura, deri në 2mijë euro, për ata që i japin ushqim derrave, por edhe pëllumbave, një tjetër specie që mbizotëro faunën urbane.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*