Fantastike, terapia e veçantë jep efekt! Gjyshi i verbër nis të shohë pas 40 vitesh

Shkencëtarët pranë një instituti kërkimor në Francë kanë botuar të dhënat ku tregojnë se një person që kishte 40 vjet i verbër ka filluar të dallojë disa objekte pas terapisë me gjene. Ky është një hap i vogël thonë ata, por që do të përmirësohet shumë me kalimin e kohës.

Shkencëtarët francezë kanë njoftuar suksesin e tyre të parë në një operacion me terapi gjenesh për një person që kishte 40 vjet që ishte i verbër.

Falë trajtimit me teknologji të lartë duke përdorur optogjenetikën, e cila përfshin ndryshimin gjenetik të qelizave nervore në mënyrë që ato të përgjigjen ndaj dritës, firma franceze GenSight Biologics ka publikuar rezultatet e saj.

Ed Boyden, bashkë-shpikësi i kësaj teknike thotë se është emocionuese që të shohësh efektin që ka dhënë teknika për të cilën ai ka kontribuuar dhe i ka kushtuar jetën. Sipas shkencëtarëve që kanë publikuar të dhënat në revistat më të mira shkencore, personi i operuar tregoi se tani mund të njohë objekte të ndryshme në testet laboratorike.

 

Personi i parë që ka marrë këtë trajtim, një 58-vjeçar tha se pas rreth një viti ai mund të shihte vijat e bardha të vendkalimeve për këmbësorë në rrugë. Që atëherë, ai është bërë i aftë të perceptojë objekte si telefoni, mobiliet ose një derë në korridor.

Në testet laboratorike, ai ishte në gjendje të numëronte dhe lokalizonte objektet para tij – por ai nuk mundte të njihte fytyrat. Për shkencëtarët, shikimi i zotërisë mund të përmirësohet më tej, sepse i duhet kohë që truri të mësojë të përpunojë sinjalet e pazakonta nga sytë.

“Ajo që ndoshta po ndodh është rimodelimi i lidhjes mes retinës dhe trurit”, thotë Jose-Alain Sahel në Paris. Për shkencëtarët këto janë përmirësime të vogla, por që kanë ndikim të madh për dikë që është i verbër ose gati i verbër.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*