Ka kënduar edhe në Tiranë, Jessie J rrëfen mes lotësh sëmundjen e saj të rrallë!

Këngëtarja e njohur Jessie J hoqi dorë nga muzika në fund të vitit 2020 pasi u diagnostikua me sëmundjen e quajtur ‘Meinere’, e cila shkakton humbjen e dëgjimit. Këngëtarja ka shpjeguar se për shkak të kësaj nuk mundet të këndojë me zë të lartë, sepse ndjen dhembje dhe për këtë arsye ajo nuk ka qenë aktive në muzikë prej kohësh.

Së fundmi, përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”, Jessie J ka shpjeguar se mjekët i kanë kërkuar që tu dërgonte një video duke kënduar diçka me qetësi, kështu ata mund të dëgjonin zërin e saj. Ajo këndon me zë shumë të ulët, teksa përlotet gjatë videos. Artistja ka shkruar se ndihet shumë e dobët duke e cilësuar muzikën si vetë jetën dhe lumturinë e saj. Mes lotësh këngëtarja ka thënë se:

Kënga e parë që këndova ishte “I want Love”. Duke dëgjuar veten teksa këndoj ndihem shumë e dobët dhe kjo më bëri të përlotem. Që nga ajo ditë nuk kam mundur të këndoj më, sepse ndjej dhembje. Ka qenë shumë e vështirë për mua që të mos këndoj. Në kuptimin e plotë të fjalës kënga është jeta dhe lumturia ime. Të qendruarit në heshtje është diçka që unë nuk e bëj mirë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*