Dita e veçantë e Getoarit, Marina e surprizon me dedikimin e ëmbël

Ghetto Geasy feston ditëlindjen e tij të 39-të dhe Marina Vjollca nuk u kursye aspak në urimin e saj për bashkëshortin.

Ajo publikoi një foto të tij dhe përzgjodhi fjalë të ëmbla për ta uruar në ditën e tij  ë veçantë. “Jam shumë e lumtur që kam një burrë si ti.

 

Çdo ditë është një dhuratë dhe dua që ta ndajmë së bashku”. “Urime ditëlindjen dhe dije se të dua më shumë se kurrë”, shkroi moderatorja për partnerin e saj.

 

Përveç urimit nga bashkëshortja, Ghetto Geasy ka marrë urime edhe nga artistë të tjerë të estradës që i ka publikuar në InstaStory, si Lazy e Stine, ndërsa nuk kanë munguar as urimet nga familja Vjollca dhe bashkëpunëtorët.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*