Akullorja më e shtrenjtë në botë, me ar 23 karatësh dhe tas “Versace”!

Akullorja është ëmbëlsira më freskuese që shoqëron ditët tona të nxehta, por a keni menduar ndonjëherë se ajo mund të kushtojë 840 dollarë?

Akullorja e “larë” në flori, serviret me një tas “Versace” dhe konsiderohet më e shtrenjta në botë. Ju thoni se ku mund ta gjeni këtë akullore? Në Dubai!

Një prezantim të shkurtër të saj ka bërë për ne, blogerja Shenaz Treasury e cila përmes rrjetit të saj social Instagram ka publikuar momentet nga përgatitja e akullores dhe përbërësve të saj.

“Duke ngrenë ‘flori’! Vetëm në Dubai!” shkruan ajo në Instagram. Akullorja e quajtur “Black Diamond”, përmban ar të ngrënshëm 23 karat dhe ka shijen e vaniljes.

Pavarësisht se kjo akullorja serviret prej vitit 2015 u bë më e famshme dhe ka tërhequr vëmendjen në internet vetëm pasi blogerja e njohur e publikoi. Po ju a do të donit të freskoheshit me një akullore kaq të veçantë? / Top Albania Radio

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*