Sëmundja misterioze, Jessie J në lot: Nuk arrij të këndoj, vuaj çdo ditë

Jessie J përdori ditën e djeshme platformën Instagram për t’iu rrëfyer fansave se nuk mundet të këndojë. Këngëtarja e hitit “Bang Bang”, shkroi në një postim rreth sëmundjes së saj misterioze, prej së cilës vuan prej gjashtë muajsh.”Nuk ka asnjë ditë pa dhimbje!’, shkroi ajo duke shtuar se nuk është diagnostikuar ende.

Problemi i saj shëndetësor i shkakton dhimbje çdo ditë dhe e acaron, sepse po ndikon në zërin e saj, edhe pse nuk janë të prekura kordat vokale. “Dje u përpoqa të këndoja një këngë që zakonisht e kam të lehtë, por nuk mundesha. Problemi nuk është zëri im, por po ndikon te ai. Kam qarë për orë të tëra”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by J E S S I E J (@jessiej)

Jessie tregoi se prej gjashtë muajsh ndjen dhimbje çdo ditë në mesin e qafës ose në fyt, ndonëse kordat vokale i ka të shëndetshme. Mjekët mendojnë se mund të jetë e lidhur me shpinën, tiroidet ose alergjitë, por ende nuk kanë një përgjigje, ndërsa analizat vazhdojnë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*