Madonna këndon “Bella ciao” në Puglia. Do këndonte edhe në Shqipëri, por s’kishte data të lira

Ylli i muzikës botërore, Madonna duke kënduar dhe vallëzuar “Bella ciao” në një restorant në Ostuni. Ajo festoi ditëlindjen e saj të 63 -të në Puglia më 16 gusht.

Videoja hapet me imazhe të makinave luksoze në breg të detit, shoqëruar me zërin e Domenico Modugno, i cili këndon “Nel blu dipinto di blu” dhe më pas fokusohet në një tryezë.

Aty Madonna këndon me zë të lartë dhe më pas vallëzon “Bella ciao” e shoqëruar nga një grup folkloristik që luan në klub.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Madonna (@madonna)

Në video-montazhin e mbrëmjes ka edhe imazhe të Madonnës mbi supet e djalit të saj Rocco, 21 vjeç. Gjithashtu me yllin janë vajza e saj Lourdes, 24 vjeç dhe toy-boy i saj i ri, Ahlamalik Williams, 27 vjeç.

Mendohet që një qime e ndante Madonnën nga vendimi për të festuar 63 vjetorin në Shqipëri por thuhet se nuk ka patur vende të lira në gjithë bregdetin, nga dyndja e madhe e turistëve.

Zëra të tjerë thonë se ekipi i saj është informuar që nuk pastronin dot plehrat e jugut në kohë, për të mikpritur divën. Shpresojmë të jemi gati për 64 vjetorin.

P.S Se mos i merrni seriozisht të gjitha…

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*