Nuk janë shfaqur asnjëherë bashkë, kunata e Marina Vjollcës flet për marrëdhënien me moderatoren

Moderatorja nga Kosova, Rida Gërdovci, është në një lidhje me Liberian Selimin, i cili njihet për publikun si vëllai i reperit Getoar Selimi. Megjithatë çiftet nuk i kemi parë ndonjëherë bashkë në rrjete sociale apo në publik. Për këtë arsye kurioziteti i fansave për marrëdhënien e tyre ka qenë gjithmonë i madh.

Rida ka qenë së fundmi e ftuar në një emision ku ka folur për raportet qe ka me Marina Vjollcën. Ajo tregoi se me moderatoren shqiptare nuk takohen shpesh për shkak se jetojnë në vende të ndryshme.

Gjithashtu Rida ka zbuluar cilësitë që i pëlqejnë më shumë tek kunata e saj. Ajo e ka përshkruar Marinën si një njeri të thjeshtë dhe shumë të ëmbël.

“Puna shpeshherë nuk ma mundëson në Tiranë, por Marina është person shumë i thjeshtë, shumë e ëmbël. Më ka lënë realisht përshtypje si person në atë periudhë që kam pasur mundësi me qëndruar me të, kështu që është shumë e mirë”, tha ajo.

Moderatorja ka shtuar se Marina e ka komplimentuar edhe për punën e saj dhe thjeshtësinë në prezantim.

Ndërkohë pas shumë zërave që qarkulluan lart e poshtë se Marina nuk do e prezantojë më “Klanifornian”, ajo i hodhi poshtë të gjitha aludimet pasi u shfaq më e bukur se kurrë me barkun e rrumbullakosur duke drejtuar spektaklin.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*