Gruaja që krijoi AstraZeneca shpërndan pozitivitet, ka një lajm shumë të mirë rreth virůsit

Krijuesja e vaksinës së Oxford-AstraZeneca, profesoresha Dame Sarah Gilbert, deklaroi së fundmi se ko ronavir usi, me shumë mundësi, nuk do të pësojë një muta*cion më të rëndë dhe me kohën do të kthehet në një ftohje të zakonshme.

Gjatë një seminari në “Royal Society of Medicine”, shkencëtarja u shpreh se viruset kanë tendencën të bëhen më pak virulente gjatë kohës që qarkullojnë në popullatë dhe për këtë arsye nuk ka asnjë arsye që do të ketë një variant më të rëndë të Sa rs-CoV-2.

59-vjeçarja, gjithashtu, zbuloi se po bën përpjekje për të siguruar fonde për të marrë masa në parandalimin e pan demive të ardhshme, teksa tha se duhen investime urgjente për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve të tjera infektive në të gjithë botën.

Komentet e saj vijnë pasi profesori Chris Whitty paralajmëroi një ditë më parë se pothuajse të gjithë fëmijët e pavaksinuar do të infektohen me CO*VID-19 në një moment në të ardhmen, dhe se rreth gjysma e të rinjve janë infektuar me viru sin.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*