Ishte pozitive dhe gati për të lindur, në spital i thanë të priste në parkim! Nëna shqiptare humbet djalin e saj…

Një grua shqiptare, shtatzënë dhe infe ktuar me Co vid, ka pohuar se ka humbur foshnjën e saj, pasi u detyrua të priste dy orë e gjysmë në një parking makinash në spital.

Fationa Nikolli, e cila ishte 32 javëshe shtatzënë në atë kohë, nxitoi në Spitalin Selly Oak në Birmingham, në orën 10 të mëngjesit, më 6 korrik.

Por nëna e dy fëmijëve, e cila jetonte pesë minuta larg spitalit, thotë se asaj iu kërkua të priste në parkingun e makinave nga infermierët, pasi ishte e inf ektuar me Co vid.

Kur ajo më në fund u fut brenda në orën 12.30, pasi mjekët gjetën një dhomë private ku ajo mund të izolohej, Nikolli u dërgua me urgjencë për një ope racion, por djali i saj lindi pa jetë…

 

Shqiptarja, e cila kërkoi që fytyra e saj të mos tregohej, pohoi se një mjek i tha: ‘Nëse do të kishe ardhur më parë, unë mund ta kisha shpëtuar fëmijën’.

Fondacioni NHS i Grave dhe Fëmijëve në Birmingham, i cili drejton spitalin, i ka kërkuar falje zonjës Nikolli.

Një hetim i plotë është duke u zhvilluar dhe po shihen mënyra për t’u bërë ndryshime se si të sillen me nënat pozitive me Co vid.

NHS thotë se gratë shtatzëna që vërejnë se fëmija i tyre po lëviz më pak se zakonisht, duhet të telefonojnë maminë e tyre menjëherë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*