E rrallë: S’e dinte se ishte shtatzënë në muajin e fundit, lind 8 minuta pasi ndjeu një dhímbje në bark!

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Finlandë, ku një 23-vjeçare ka lindur një djalë krejt papritur. Ajo shprehet se edhe vetë është habitur, pasi nuk e dinte se ishte shtatzënë.

Ajo ishte ngritur nga gjumi mëngjesit e 28 qershorit dhe kishte ndjerë një ‘dhímbje të lehtë, por dje’gëse’ në stomak. Ajo kishte menduar se kjo dhímbje po i vinte nga ndonjë ushqim i patretur mirë.

 

23-vjeçarja tha: “Mendova se ishte thjesht nga ngrënia e diçkaje të keqe ose diçka që stomaku im nuk mund ta përballojë. Nuk ishin si kontraktimet normale, por më pas erdhi një ndjenjë shumë e njohur, dëshira për të shtyrë.

Atëherë kuptova se do të lindja një fëmijë dhe deri në atë atë pikë, nuk dija asgjë. Nëna ime shkoi të merrte disa peshqirë dhe të thërriste xhaxhain për ndihmë.

Ai i cili lajmëroi ambulancën. Por teksa ai po bënte telefonatën, unë shtyva tre herë dhe fëmija lindi në atë moment…

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*