
Plas keq mes dy gocave në Përputhen Prime. Ngrihet zëri, plasin ofendimet dhe gati sa nuk u kapën prej flokësh/ “Boll moj, qepe gojën”
Përfundon shumë keq përballja Ada – Alvisa… Je e pafytyre,ti mashtron-Përputhen Prime, 16 Tetor 2021
Ada dhe Alvisa kanë pasur një përballje të ashpër në studion e Për’puthen Prime.
Teksa Ada po përpiqej të ruante qetësinë gjatë gjithë kohës, ajo reagoi në një mënyrë që nuk e kishim parë kurrë kur Alvisa i tha: “Para se të më hyjë ish i dashuri, më ke thënë që jam e lidhur jashtë”.
Kjo ka nxitur debate të ashpra mes dy konkurrenteve dhe reagime me tone të larta mes vajzave, ndërsa nuk munguan as ofendimet.
Ada: Më ke thënë shumë herë që je e lidhur jashtë. Alvisa: Je shumë e fshehtë. Shumica këtu e dinë. Ti je e lidhur dhe këtë nuk e luan topi.
Kur të siguroj diçka, do më vijë keq që të të hedh poshtë gjithçka. Ti më ke akuzuar që kam mësuar Edin? Ada: Ndoshta po.
Alvisa: Ti je njeri që e thua një fjalë dhe e tërheq. Ada: S’ta kam hedhur gishtin kurrë. Kur ka hedhur Edi ofendime, ti e ke duartrokitur.
Alvisa: Ti ke me vik’timi zimin tënd që para 1 muaji. Ada: Vik timizim është të thuash më thua qorre që nuk e kam ditur fare.
Ti futesh në cdo vdend që jam unë dhe takimet që zgjedh unë. Nuk bëhesh kurrë si unë. Unë jam Ada, ti Alvisa. Alvisa: Je bërë shumë e bukur me ndryshimet që ke bërë.
Ada: Dhe ti me të tuat. Bëhu më mendjehapur. Alvisa: Dyshoj që e ke personale me mua se nuk më shpjegon akuzat. Para se të hynte ish-i im, më ke thënë që je e lidhur jashtë.
Ada: Të kam thënë unë? Qenke e pafytyrë fare, të kesh turp, ah ma shpifi. Nuk ulem fare. Nuk i kam thënë kurrë dhe nuk jam aq budallaqe t’i them një cope druri që jam e lidhur. Pse e ul veten kaq shumë? Je e pafytyrë. Gjynah që je femër.
Alvisa: Nuk e toleroj më, se po më ofendon. Ada: Boll moj, qepe gojën. Kaq moj. Moj boll. Më tregon surrati i kësaj familjes.
Alvisa: Nëse vazhdon më kështu, dal nga emisioni. Ada: Dil moj, të kishte ardhur ish i dashuri im këtu, do kisha dalë me kohë.
Leave a Reply