Të bëhesh nënë në moshën 70 vjeçare: egoizëm, nevojë apo thjesht budallallëk

70 vjeçarja burri i saj 75 vjeç, u treguan gazetarëve me krenari djalin e tyre – emri i të cilit nuk u zbulua – pasi pretenduan se ai ishte ngjizur përmes fekondimit in vitro.

Çifti Indian është i martuar prej 45 vitesh dhe prej dekadash po përpiqen pa sukses të kenë një fëmijë.

 

Ata ia kanë dalë tani, falë fekondimit in vitro. Mjeku i çiftit tha se ishte “një nga rastet më të rralla që kam parë ndonjëherë”.

“Kur erdhën për herë të parë tek ne, u thamë se nuk mund të bënin fëmijë në një moshë kaq të madhe, por ata insistuan.

Është një nga rastet më të rralla që kam parë ndonjëherë”.

Gjasat që një grua 70-vjeçare të mbetet shtatzënë në mënyrë natyrale janë praktikisht zero sepse në atë moshë ajo është në meno’pauzë.

Por sipas Shoqatës Amerikane të Mjekësisë Riprodhuese (ASRM) çdo grua, në çdo moshë, mund të mbetet shtatzënë me ndihmën mjekësore për sa kohë që ajo ka një “mitër normale” edhe nëse nuk ka më vezore.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*