“Bëj 3 punë e nuk kam shtëpi, të tjerët në luks duke reklamuar të pasmet”, irritohet aktori i “Klanifornia”

Aktori i ‘Klanifornia’: Bëj 2-3 punë se s’kam shtëpi, të tjerët nxjerrin b….

Aktori i njohur i humorit, Visjan Ukcenaj, teksa ka folur për karrierën e tij, nuk ka nguruar të prekë dhe gjendjen ekonomike. Në një intervistë për “Një ditë me Dojnën” në Pop Culture, ai tregon se pasuria më e madhe që ka është familja.

“Unë jam shumë i pasur, jam ndër njerëzit më të pasur që njoh, sepse kam një djalë që e kam të shëndoshë si drita, kam një partnere shume të mirë dhe jam shumë i lumtur me familjen time.

Bëj një jetë shumë normale dhe pasuria ime e vetme është familja. Praktikisht nga ana monetare mund të them që jam dhe i varfër”, tregon Visjani.

 

Por Visjani nuk ka lënë pa komentuar dhe “jetën e Instagramit”, modelin e sotëm të shumë të rinjve, aty ku reklamohen veshjet luksoze, shtëpitë dhe makinat e fundit.

Ai shokohet se si njerëz që nuk kanë punuar një ditë në jetën e tyre kanë shtëpi dhe makina luksoze.

“Si ka mundësi unë kam gjithë jetën që punoj jam lodhur, kam punuar pa fund, kam bërë 2-3 punë dhe unë s’kam mundësi të blej një shtëpi, një makinë luksoze.

Si ka mundësi dikush që nuk ka bërë asgjë në jetë, ka nxjerrë vetëm by**t në Instagram, ka makinë, ka shtëpi, ka çdo gjë.

Kjo gjë më irriton, sepse në fund të muajit je aty ku ishe, grop. Në paguhemi mirë në krahasim me mesataren, por kur vjen fundi i muajit lekët kanë ikur”, rrëfen aktori i humorit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*