“Donaldi i preferuari juaj, jo i imi”, Paloma tregon pse nuk e takoi atë dhe Semin

Paloma gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP Albania” ka debatuar shpesh me Donaldin.

Dyshja janë përpl’asur për çështje të ndryshme dhe situata mes tyre shpesh ka degraduar në ofendime.

Shumë është komentuar në rrjet fakti që teksa po takonte banorët kur la shtëpinë, Paloma nuk u përshëndet me Semin dhe Donaldin.

Ky veprim është kritikuar në rrjetet sociale dhe Paloma e ka dhënë një përgjigje sot.

E ftuar në “Fans Club”, ajo tha se nuk mund të na pëlqejnë të gjithë njerëzit dhe se ajo nuk ka pas afrimitet me Donaldin dhe Semin.

Dhe duke qenë se kanë debatuar dhe shoqëria mes tyre kishte përfunduar para disa javësh, nuk mund t’i takonte.

“Nuk mund të na pëlqejnë të gjithë njerëzit dhe mua nuk më pëlqenin.

 

Ne prishëm marrëdhëniet javën e dytë dhe nuk u bëmë shokë. Edhe pse mora vesh që është i preferuari, unë i qëndrova besnike gjësë sime dhe nuk e bëra shok.

Duhet të më mirëkuptoni dhe mos më paragjykoni. Donaldi është i preferuari juaj, por jo i imi. Mos më paragjykoni”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*