“Humba 20 kg, mendova t’i jap fund jetës”, aktori i njohur zbulon sekretin e tij

Aktori i njohur hollivudian Will Smith ka zbuluar një të fshehtë të jetës së tij private. Faktikisht ai është prova konkrete se jo gjithçka perfekte që duket nga jashtë, është edhe nga brenda.

Në një trailer për serinë e dokumentarëve që Will Smith do të nxjerrë në rrjetin e tij në Youtube, ka pranuar se dikur kishte menduar t’i jepte fund jetës.

Dhe kjo ka ndodhur kohë më parë, kur Will Smith humbi 20 kilogramë nga pesha e tij, në 20 javë. Regjimi i ushqimit dhe humbja e peshës ndikuan negativisht në shëndetin e tij mendor.

 

“Kur fillova këtë shfaqje, mendova se po hyja në formën më të mirë të jetës sime, fizikisht. Por mendërisht isha diku tjetër.

Dhe zbulova shumë gjëra të fshehta për veten time”, thotë Will Smith, i cili kur flet për familjen, bën edhe deklaratën e fortë:

“Ajo nuk ishte hera e vetme në jetën time që kisha menduar ve’tëvra sjen”.

Will Smith ua bën të qartë fansave të tij se “ajo që shihni në ekran nuk është aspak e vërtetë”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*