Nga ndalimi i patateve, kufjeve dhe ujit në timon: Njihuni me ligjet më qesharake për makinat

Kodi i Trafikut Rrugor është i nevojshëm pasi rregullon trafikun publik të automjeteve. Çdo drejtues mjeti është i detyruar ta respektojë atë, pasi në rast shkeljeje ai përballet me gjoba të rë nda ose bur gim.

Në vende të ndryshme, rregullat janë të ndryshme nga më striktet, ndërsa ka edhe qesharake.

Në disa shtete australiane, ligji u kërkon drejtuesve të automjeteve që të kyçin mjetin menjëherë sapo të zbresin ose nëse synojnë të lëvizin më shumë se 3 metra.

Po në Australi, një ligj i vitit 1946 i ndalonte shoferët që nuk janë anëtarë të “Shoqatës së Patates” të mbanin më shumë se 50 kilogramë.

Në fakt, për vendosjen e gjobës, punonjësit e Policisë Rrugore nuk kishin nevojë të kishin peshore me vete.

 

Ata mund të llogarisin peshën me një vështrim të thjeshtë. Ata që kanë shkelur ligjin kanë paguar gjoba të majme, por nuk e dimë nëse ligji është ende në fuqi edhe sot, shkruan faqja newsauto.

Në Bahrein nuk është e nevojshme të keni shkaktuar një aksi dent fa tal për t’u dënuar me bur gim, pasi dera e qelisë është e hapur për shumë shkelje.

Për shembull, shkelja e semaforit të kuq mund të rezultojë në dënimin me bur gim deri në 6 muaj, një gjobë prej 1200 € ose të dyja dënimet së bashku.

Qipro ka kri minal izuar konsumin e ujit gjatë drejtimit të makinës. Arsyeja është që shoferi të mos i heqë duart nga timoni për asnjë moment. Spanja ndalon përdorimin e kufjeve gjatë drejtimit të makinës.

Në Gjeorgji, pasagjerët e makinave dhe autobusëve nuk lejohen të pështyjnë. Në Amerikë në disa shtete askush nuk mund të lëvizë në rrugë me një makinë që është e dëmtuar rën dë ose që lëshon sasi të mëdha ndotje.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*