“Mos e merr burrin katolik”, njerëzit kritikojnë Fifin për porosinë që i ka lënë i ati

Një deklaratë e Fifit për disa nga porositë e të atit për lidhjet e saj ka bërë që shumë ndjekës të kritikojnë këngëtaren.

Gjatë një bisede në “Big Brother VIP” me Arjola Demirin, Sabianin dhe Ilir Shaqirin, Fifi i tregon se i ati i ka dhënë disa porosi përsa i përket lidhjeve të saj.

“Babi im më ka thënë tre gjëra: nuk ta dua katolik, nuk ta dua minoritet dhe nuk e dua serb”.

Gjatë bisedës, kuptohet se me “minoritet” Fifi i referohet grupeve etnike si romët dhe ashkalitë.

Në komente, pjesa dërrmuese e njerëzve kritikojnë faktin që ajo zgjodhi ta përmend porosinë e të atit pa marrë parasysh se besimi fetar dhe disk rimi nimi etnik janë çështje delikate.

“Fifi do ishte më mirë që këtë këshillë të babait të mos e bënte publike, sepse besimi është temë sensitive. Gjithashtu komuniteti rom ndihet i dis kr iminuar. Edhe mos promovo urrejtje ndaj kombeve.

Je artiste dhe duhet të përcjellësh mesazhe paqeje, pozitive, bashkimi. Nëse nuk ke mesazhe të tilla, më mirë hesht sepse me këto që the tregove që je e paditur”, lexohet në një koment.

“Ok, këto këshilla mund të jenë nga babai yt, por nuk duhet t’i thuash në një vend ku ka edhe katolik edhe fe të tjera. Pak respekt për publikun Fifi”, shkruan dikush tjetër.

“Uau dis kri minim fetar dhe etnik. Tme rr”. Një tjetër ndjekës shkruan: “Këta harrojnë se ku jetojnë e se çdo fjalë që thuhet është sensitive. Mendoni o njerëz dy herë kur flisni jo vetëm para kamerave, por edhe me njëri-tjetrin. fjala vr et…”

Disa njerëz shkruajnë se “çdo prind ka pretendime për fëmijën e vetë”, ndërsa të tjerë theksojnë se “Fifi është artiste dhe nuk duhet të bëjë kështu deklaratash”.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*