Vetëm burrat mos të na vuajnë, jemi ne gratë për këtë punë

Dy llogari të thjeshta: një burrë teorikisht mund të lërë me barrë të gjitha gratë me të cilat shkon. Një grua jo. Nëse një burrë shkon me 12 gra për shembull, mund t’i lërë shtatzënë të 12-ta. Nëse një grua shkon me 12 burra, ngelet shtatzënë me një prej tyre dhe i duhen 9 muaj të tjerë për të ngelur sërish shtatzënë.

Llogjikisht duhet të jenë burrat ata që duhet të kontrollojnë lindjet, duke marrë pilulën kontraceptive. Gjithë këto vite është investuar mbi gjininë e gabuar.

Gratë, detyrohen të përdorin metoda kontraceptive për të parandaluar që trupat e tyre të mbeten shtatzënë. Kur në të vërtetë “burimi” ka ngelur i pakontrolluar. Kjo është absurde.

Ekzistojnë metoda të kontracepsionit të përkohshëm edhe për meshkujt, nga xheli te pilulat, por disa studime mbi kontraceptivin mashkullor kanë shfaqur efekte anësore duke filluar nga aknet e deri te ndryshimet e rëndësishme të humorit.

Këto janë të njëjtat efekte anësore që gratë përjetojnë me marrjen e pilulave kontraceptive, megjithatë kontraceptivët mashkullorë janë bllokuar për shkak të këtyre efekteve anësore negative.

Për efektet anësore të grave nuk i bëhet vonë askujt dhe lista e këtyre efekteve është vërtet shumë e gjatë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*