Pa gruan në makinën e një tjetri, si reagoi burri i zemëruar

Një burrë, i cili pa gruan e tij në një makinë të tjetërkujt, është filmuar duke sul muar makinën në verilindje të Kinës.

Pamjet janë marrë nga kamerat e trafikut në Siping, provincën e Jilin. Burri ka marrë një shk’op metali dhe është ngjitur përmbi veturë, ndërsa gruaja e tij doli jashtë.

Shoferi gjithsesi nuk u ndal dhe vazhdoi të ngiste makinën nëpër rrugë, derisa burri i theu xhamin e përparmë.

Burri, mbiemri i të cilit është Li, përfundoi mbi automjet për plotë 2.4 milje pasi që vozitësi me mbiemrin Zhang nuk pranoi të ndalej.

Eventualisht vetura u ndal kur goditi një veturë tjetër. Të dy burrat u konfrontuan fizikisht derisa arriti policia, që i plasi të dy brenda.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*