272 kg ushqime për kafshët endacake, 8-vjeçarja dhuron të gjithë paratë e Krishtlindjes

8-vjeçarja jep të gjitha paratë e Krishtlindjeve për të ushqyer kafshët endacake

8-vjeçarja, Landyn Wadsworth ka prekur të gjithë rrjetin me historinë e saj të veçantë.

Vajza nga qyteti Pasco, Uashington, ka grumbulluar të gjitha paratë që mblodhi për Krishtlindje për të blerë ushqime për kafshët endacake që jetojnë përkohësisht në strehën në zonën e saj.

Për herë të tretë këtë vit, vogëlushja kërkoi një dhuratë ndryshe nga Babagjyshi, pasi në vend që të blinte lodra, paratë i dha për të blerë ushqime, batanije dhe ushqime të shijshme për kafshët e strehës lokale.

Ideja i erdhi vajzës së vogël kur ajo vizitoi strehën në vitin 2016 dhe u mërzit kur pa kaq shumë kafshë që nuk kishin gjetur një shtëpi tjetër.

Kështu ajo bëri apel për para për të blerë ushqim për këto kafshë.

Këtë vit, me shumën që grumbulloi, ajo arriti të mbulojë koston e rreth 272 kilogramëve ushqim, të cilat ia dha një strehe të kafshëve.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*