“Jam njeri më i mirë, muzika më ka ndihmuar”, rrëfehet Bebe Rexha

Bebe Rexha: Muzika më ka ndihmuar të bëhem njeri më i mirë

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha publikon gjithmonë këngë që kthehen menjëherë në hite.

Përmes një postimi në Instagram, ajo foli për tre projektet e saj që tashmë e kanë kaluar shifrën prej 1 miliardë klikimeve.

“In the Name of Love”, “Me, Myself&I”, dhe “Meant to Be” janë këto tri këngët që e bën Beben njërën nga artistet më të pëlqyera.

“Nuk mund ta besoj se sa shumë muzika më ka ndryshuar jetën dhe më ka ndihmuar të bëhem njeri më i mirë”, është një pjesë e përshkrimit të fotografisë ku 3 vendet e para janë zënë me këngët e Rexhës.

Ndërkohë, para 24 orëve u lancua bashkëpunimi i fundit i Bebe Rexhës me artistët e njohur të skenës muzikore, si David Guetta, Ty Dolla Sign dhe artisti Julius Dubose i njohur me emrin skenik, A Boogie Wit da Hoodie.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*