“Kaloi 15 minuta duke i thënë burrit të largonte veturën që s’ishte e tij”, ndodh në Angli

Punonjësja e një supermarketi në Angli shpenzoi 15 minuta duke i thënë burrit të largonte veturën që nuk ishte e tij

Në pamjet e marra jashtë një supermarketi të njohur në Bridlington, East Yorkshire – Angli, një burrë mund të shihet duke qëndruar pranë një punonjësi të inatosur me një bluzë blu.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë një moment kur gruaja i kërkon atij që të largojë veturën e parkuar para dyqanit, për të cilën burri i thotë se nuk i ka çelësat.

“Në vend që të grindeni me mua, lëvizni makinën tuaj që të mund të shkoj dhe të vazhdoj me punën time”, e urdhëron ajo burrin.

“Doni që unë ta lëviz atë makinë?”, thotë ai duke treguar me gisht automjetin e argjendtë. Ajo përgjigjet: “Po”.

“Por unë nuk kam çelësin e saj”, përpiqet t’i thotë asaj. Punonjësja më pas thotë: “A është makina jote?”.

“Jo”, thotë ai. Kur e pyetën se e kujt është makina, njeriu i hutuar kuptueshëm qesh, duke u përgjigjur: “Si mund ta di?”.

Më pas ajo e pyet se cila makinë është e tij, me burrin që tregon një automjet në anën e kundërt të parkimit.

Por duke mos dashur të pranojë se e ka gabim, punëtorja vazhdon dhe i thotë se ende duhet të lëvizë makinën që i përket në të vërtetë.

Duket qartë se i lodhur nga debati me të, burri niset për të shkuar dhe larguar veturën e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*