Marina nënë për herë të parë, teze Luana nuk i fsheh emocionet

Vajza është këtu! Marina dhe Getoari janë bërë dje prindër për herë të parë. Vogëlushja e tyre ka ardhur në jetë në spitalin Amerikan 3 në kryeqytet.

Nuk mund të mungonte një reagim nga tezja e vajzës, moderatorja Luana Vjollca. “Ndjesia më e mirë në botë.”

Luana me siguri e ka për ardhjen në jetë të mbesës së saj. Në fund të muajit Gusht, moderatorja e njohur Marina Vjollca konfirmoi shatazëninë e saj.

 

“Jam e bekuar, faleminderit Zot për gjithçka”, shkroi Marina përkrah fotove të saj.

Në 17 Nëntor ajo u ka treguar gjithë ndjekësve se është në pritje të një VAJZE, të cilën e quajti me përkëdheli ‘picirukja’.

Mezi po te presim picirukja jone😍,- shkruan Marina. Kujtojmë se Marinën e shohim çdo të shtunë duke moderuar ‘Klanifornian’.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MARINA VJOLLCA (@marina_vjollca)

Në momentin që u prezantua me publikun ajo u shpreh se pritjes së saj për “Klanifornian-n” i erdhi fundi, por njëkohësisht nuk mund të rrinte pa përmendur dhe pritjen e saj që e quajti “pritjen më të ëmbël në botë”.

“Kështu që këtë sezon nuk ta prezantoj vetëm”, tha Marina duke treguar barkun e rrumbullakosur.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*