“Të fle unë me ty?”, Donaldi dhe DJ PM “ngacmojnë” Monikën

‘Vëllai i Madh’ ka dënuar Donaldin dhe DJ PM për rrengjet që i kanë bërë vazhdimisht Monikës, e cila është trembur shumë.

Madje atyre të dyve u është bashkuar edhe Antonela, të cilën aktorja e “kër’cënoi” se do t’ia kthente më keq.

Por duket se “Vëllai i Madh” ka vendosur që të “dënojë” Donaldin dhe DJ PM për këtë arsye. Sigurisht që dënimin e kanë marrë me sportivitet, pasi ata të dy do të shoqërojnë Monikën.

Mbrëmë teksa aktorja ishte ulur për të fjetur, dy djemtë ndodheshin pranë krevatit të saj që sërish e ngacmonin dhe e bënin për të qeshur.

Donaldi: Ne jemi profesionistë, çfarëdo lloj gjëje të kërkosh nuk ka përfshirje, fare. Çfarëdo lloj shërbimi të kërkosh nuk ka përfshirje, na beso.

Monika: Kush tha që ka ndjenja. Donaldi: Totalisht mekanik. Jemi mekanik në lëvizje. Po ta them që të mos pretendon për diçka tjetër.

Se mund të zgjohesh nesër dhe t’i shikosh me një sy tjetër. Po ta shpjegoj. Iliri: Po ju prapë këtu jeni?

Donaldi dhe PM: Na ka dënuar “Vëllai i Madh”. Monika: I ka dënuar “Vëllai i Madh”, të betohem Ilir. I ka dënuar të më rrinë te koka derisa të më zërë gjumi.

Ilir të lutem kam dy, tërë natën me dy. Iliri: Shyqyr më bëhet qejfi. PM: Po, po të bëhet qejfi se po flenë ti

Donaldi: Të fle unë me ty? Monika: Shiko ku i ka fut duart (po i bënte masazh PM te këmbët)

PM: Masazh more. Donaldi: Monikë qetësohu, nuk je në ëndërr (Monika po qeshte)

Monika: Të kthehem pas. Donaldi: Si të duash, të thashë se jemi profesionistë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*