Producenti flet hapur: Me kë s’do bëja këngë? Me Encën, nuk ka fare talent

Producenti i njohur, Elgit Doda, ka vendosur t’i përgjigjet disa pyetjeve provokuese.

Gjatë një interviste ne “Roped with Olsi”, ai u pyet se “Cili është këngëtari ose këngëtarja që ti nuk do të bëje kurrë një këngë pasi mendon se nuk ka talent?”.

Elgiti u përgjigj shumë shkurt, duke zgjedhur Encën.

 

“Enca është ajo që nuk ka talent”, tha ai duke shtuar se nuk i përshtatet në vokal.

Këngë e tij e fundit është ajo me titull “Toxic Love”, ku protagonist në videoklip është aktori Donald Veshaj.

Ky i fundit ka deklaruar se është një dedikim për të dashurën e tij, moderatoren Bora Zemani.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*