Tezja më e lumtur se kurrë, Luana publikon foto me Marinën dhe Marget

Sa moment i bukur! Luana Vjollca ndan fotot e veçanta me Marget dhe Marinën

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë prindër për herë të parë dhe vendosën që ta quajnë vajzën e tyre Marget, një bashkim i emrave të të dyve.

Më e lumtur duket të jetë Luana Vjollca, e cila po e shijon në maksimum kohën me të voglën Marget. Ajo ka ndarë disa foto në Instastory, ku Marget i prek dorën e po ashtu ka ndarë foto me Marinën duke i mbajtur dorën.

 

Luana reagoi menjëherë pasi Marina u bë nënë, në një postim ku shkruante: “Ndjesia më e mirë në botë”.

Marina dhe Getoari ndanë dje emrin e vajzës së tyre, në një postim me foton të dorës së Marget që qëndronte në duart e tyre.

“Faleminderit Zotit qe na bekoi me nje engjell si ti, Jeta jone. MARGET SELIMI 24/11/2021”, shkruanin ata në një postim që e kishin ndarë të dy.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*