E turpshme në Berat, mësuesi i dënuar për ped**ili rikthehet të japë mësim

Një skan dal i vërtetë është evidentuar në një nga shkollat më të mira 9-vjeçare të qytetit të Beratit, në shkollën “22 Tetori”.

Prej disa ditësh në këtë shkollë është emëruar mësues për lëndët e “Fizikës” dhe “Informatikës” 62-vjeçari Ëngjëll Bregu, që rezulton të jetë dën uar për “ped olifi” dhe “ngacmim sek sual” të fëmijëve në vitin 2003.

Kanë qenë pikërisht prindërit e fëmijëve ata që e kanë shprehur këtë shqetësim për mediat, duke kërkuar largimin e mësuesit nga shkolla, largim që i është kërkuar prej tyre edhe drejtorisë së shkollës, e cila u ka dalë me justifikimin se ai është emëruar nga DAR.

Vetë nxënësit e shkollës shprehen se janë në dijeni të asaj çfarë ka bërë mësuesi në të shkuarën dhe kanë frikë prej tij gjatë zhvillimit të orëve të mësimit, pasi siç shprehet një vajzë, mësuesi i shikon në një mënyrë ndryshe që i bezdis.

Pas mbërritjes së mediave jashtë ambienteve të shkollës, mësohet se drejtoresha i ka kërkuar Bregut të largohej si dhe DAR transferimin e tij në një shkollë tjetër.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*