Tradita vazhdon, deputetja e Zelandës së Re shkon me biçikletë në spital për të lindur fëmijën e dytë

Deputetja e Zelandës së Re, Julie Anne Genter, ka udhëtuar me biçikletë deri në spital, ku një orë më vonë solli në jetë fëmijën.

Ajo u ul në biçikletë gjatë të shtunës në mëngjes dhe u nis drejt spitalit. Asaj tashmë i kishin filluar t’i shfaqen simptomat e para, se për pak orë duhet të futet në sallë për të lindur, transmeton Telegrafi.

“Lajm me rëndësi! Në ora 3:04 të mëngjesit i kemi uruar mirëseardhjen anëtarit më të ri të familjes tonë. Sinqerisht, nuk planifikoja të shkojë me biçikletë që të lind, por kështu ndodhi”, ka shkruar ajo në Facebook.

Politikanët e këtij shteti prej pesë milionë banorë, kanë reputacion dhe janë shumë modest dhe bëjnë jetë të thjeshtë.

Kryeministrja Jacina Ardern, kishte shkuar në mbledhjen e prindërve duke marrë me vete fëmijën tremuajsh, siç kishte vepruar njëjtë edhe gjatë një takimi në Kombet e Bashkuara.

“Dhimbjet nuk i kisha edhe aq të mëdha kur u nisëm për në spital, edhe pse ishte vetëm 3 minuta larg. Por intensiteti i dhimbjes u rrit derisa po i afroheshim spitali”, ka shtuar ajo – duke theksuar se ka sjellë në jetë një fëmijë të shëndoshë e të lumtur që tani po fle me babanë.

Genter edhe gjatë procesit të lindjes së parë, kishte shkuar me biçikletë në spital në verën e vitit 2018.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*