Dashuria e nënës: U kujdes për djalin me aftësi të kufizuara deri në moshën 101-vjeçare

Historia e një nënë që kujdesej për djalin e saj, një person me aftësi të kufizuara, po bën xhiron e rrjetit.

Meliah Md Diah u kujdes për djalin e saj, Abdul Rahman Saud, për 63 vjet që nga momenti i parë i lindjes së tij dhe deri kur ajo ndërroi jetë në moshën 101-vjeçare.

Megjithëse sytë e saj kishin parë shumë, kjo ishte jeta dhe forca e saj. Të afërmit e saj thonë se nëse ajo ndihej krenare për diçka, ishte për djalin e saj.

Nëna vdiq për shkaqe natyrale brenda natës pasi ushqeu të birin me vaktin e fundit të orizit. Ajo u zbulua nga një i afërm që jetonte pranë nënës dhe djalit të saj në Malajzi.

Të afërmit e tjerë tashmë po kujdesen për djalin e saj, i cili e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe është mbyllur në vetvete.

Dashuria për fëmijën e saj, forca e saj, guximi dhe shpirti i saj, të cilat pasqyrohen qartë në fotot e publikuara, janë një shembull i shkëlqyer për të gjithë ne.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*