Donaldi dhe Beatrix prekje, puthje dhe përqafime! Reagon Bora Zemani

Donaldi, Beatrix, Bora

Disa javë më parë Bora hyri në shtëpi për shoqen e saj, Semin por aty takoi dhe Donaldin me të cilin ishin ndarë prej disa muajsh. Kush nuk e kujton kur u puthën dhe treguan dashurinë që kishin për njëri-tjetrin. 

Pas puthjes, Donaldi i bëri dhuratë Borës, me rastin e 3-vjetorit të lidhjes së tyre një varëse dhe ëmblësira. Ky ishte një gjest tjetër që u komentua dhe pëlqye pafund nga ndjekësit.

Por pas kaq shumë ditësh qëndrimi në “Big Brother”, Donaldi është lodhur nga etiketimet e shpeshta si partneri i Borës dhe në një debat me Meridianin, Donaldi tha se është single dhe jo në një lidhje me Borën.

Bora sot gjatë emisionit të saj, pa varësen e Donaldit

Por afrimi me Beatrix, prekjet dhe përqafimet i kanë vënë vulën dhe me sa duket as Bora nuk është indiferente ndaj afrimitetit të Donaldit me Beatrix. Ajo sot ka hequr varësen e Donaldit nga qafa dhe nuk e ka vendosur në emision siç bënte çdo ditë. Me sa duket Bora e njeh shumë mirë Donaldin dhe fytyra e tij kur shikon Beatrix nuk është fytyra e një burri që do sqarohet kur të dalë nga shtëpia e BBV.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*