E afërt me Donaldin, bënë edhe dush bashkë! Çfarë i shkruante Beatriksi Borës para se të futej në shtëpi

Donaldi dhe Beatrix po përfliten shumë ditët e fundit për një pëlqim mes tyre dhe në disa momente kanë treguar shumë afrimitet.

Ata përfunduan duke u larë bashkë në dush, duke i lënë të gjithë të mendojnë se diçka është duke lindur mes tyre. Por nuk ka qenë vetëm kjo.

Kamerat kanë kapur vazhdimisht shikime mes tyre që mund të jenë dukur si flirtim, ndërsa ndjekësit kanë vërshuar në komente se mes tyre ka më shumë se sa shoqëri.

Shumë komentues janë kthyer kundër Donaldit dhe Beatrix, pasi aktori vazhdimisht ka shprehur dashurinë për Bora Zemanin gjatë qëndrimit të tij në shtëpi edhe pse ishin ndarë.

Ata shynë shpresat për një ribashkim kur moderatorja u fut në shtëpinë e BB Vip dhe të dy shkëmbyen puthje.

Madje ka qenë Beatrix Ramosaj ajo që i ka lënë një koment po atë mbrëmje Bora Zemanit, duke i thënë se sa shumë i simpatizonte si çift.

“Më kujtuat sa bukur është të dashurosh, me zemër në dorë dje, i çmenda komshit duke bërtit”, shkruante Beatrix e madje shprehte edhe dashuri për Borën.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*