“Është e shtëpisë, zemra e babit”, i ati i Donaldit surprizon banorët (VIDEO)

Babai i Donaldit iu bën surprizen e madhe bamorëve të BBV, ja çfarë iu dërgoi në shtëpi

Me rastin e Ditës së Pavarësisë, banorët e “Big Brother VIP” kanë festuar dhe kanë shijuar një darkë tradicionale.

Të veshur me veshje popullore, ata kanë kërcyer dhe kënduar këngë të ndryshme patriotike. E sigurisht nuk ka munguar as Himni i Flamurit.

Ata gjithashtu kanë kënduar këngën “Xhamadani Vija Vija” duke ndezur atmosferën në shtëpi.

Por teksa shijonin ushqimet tradicionale shqiptare në dhomën e surprizave, Donaldi dhe banorët kanë marrë një dhuratë nga babai i aktorit.

Zoti Kastriot kishte dërguar raki nga shtëpia e tij, që yjet të bënin gëzuar me njëri-tjetrin me rastin e festës së Flamurit.

“Zemra e babit të kam dërguar pak nga rakia e shtëpisë që të bësh gëzuar me shokët për festën e Flamurit.

Ju përqafoj të gjithëve. Gëzuar”, shkruante babai i Donaldit në kartolinën që i kishte dërguar të birit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*