Giulia Talia, aspirantja e parë lezbike në historinë e “Miss Italia”. Ishte e dashuruar me Andrean por u lidh me Barbarën

Giulia Talia mund të jetë në mesin e njëzet finalisteve që do të garojnë për titullin Miss Italia 2021. Verdikti do të bëhet i ditur nesër, e martë 30 nëntor, por ndërkohë ekziston siguria se prania e saj do mbetet në memorje gjatë në konkursin e bukurisë së spektaklit italian.

Giulia, në fakt, një romane 24-vjeçare, është konkurrentja e parë homo. “Jam e lumtur që mund të ndez një far për këtë çështje”, thotë për Corriere della Sera Giulia, e cila prej tre vitesh jeton me partneren e saj Barbara.

Xhulia ishte e fejuar për një kohë të gjatë me Andrean, derisa në vitin e parë të universitetit kuptoi se shikimet e vajzave e emociononin më shumë se ato të meshkujve: “Kështu që e lashë veten të lirë”, shpjegon ajo.

Frika për t’ua zbuluar natyrën e saj të tjerëve në fillim ishte: “Kisha frikë se mos gjykohesha. Më pas kuptova se të gjithë jemi të ndryshëm dhe se gjithmonë do të ekzistojë dikush për të cilin nuk jemi në rregull.

Jeta duhet jetuar si të duash, nuk ka kuptim të ndjekësh pranimin e të tjerëve”. Në familje, gjithçka ishte shumë e natyrshme: “Në një moment desha ta prezantoj Barbarën me prindërit e mi. Motra ime Chiara, katër vjet më e vogël se unë, ishte e para që e mori vesh dhe asgjë nuk ka ndryshuar: ne zihemi. si më parë! Nëna ime më tha se e dinte tashmë.

Gulia tregon se ëndërron të martohet me partneren e saj që është fizioterapiste dhe dëshiron të kenë edhe fëmijë por për momentin kanë vetëm një qen pitbull, tregon ajo.

Drejtuesja e “Miss Italia”, Patrizia Mirigliani u shpreh: “Kemi ndryshuar rregulloren herë pas here për të përfaqësuar më mirë italianët. Kemi hapur konkursin për gratë e martuara, për ato me masë 44, me aftësi të kufizuara, të lindura në Itali nga prindër të huaj. Ne zgjodhëm një Miss me ngjyrë në 1996: Denny Mendez. Të kesh një konkurrente si Giulia është një tjetër hap përpara në historinë e kompanisë sonë dhe jam krenare për këtë”, tha ajo.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*