Gjest i bukur për festën e shqiptarëve, hera e parë që e bëjnë grekët

Sheshi “Omonia” në Greqi është ndriçuar me ngjyrën e kuqe mbrëmjen e së dielës me rastin e Ditës së Flamurit.

Mbrëmjen e 28 Nëntorit dritat e shatërvanit në këtë shesh morën ngjyrë të kuqe në Nderim të Festës Kombëtare shqiptare.

Iniciativa ka qenë e kryetarit të bashkisë Kostas Bakojanis në respekt të komunitetit më të madh të emigrantëve që jetojnë në Greqi.

Kjo është hera e parë që bashkia e Athinës vlerëson komunitetin shqiptar në një festë të rëndësishme për ta si ajo e flamurit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*