“Kam hallin e prindërve, nuk e mbajta porosinë”, përlotet banorja

Iku Fifi, tani radhën për të qarë e ka marrë një tjetër banore: Theva premtimin që iu bëra prindërve

Sarah Berisha, banorja e “Big Brother VIP” ka përjetuar disa luhatje të mëdha emocionale dhe kryesisht në qendër të tyre ka qënë raporti i krijuar mes saj dhe Pajtim Krasniqit ose siç njihet nga publiku dj PM.

Raporti mes tyre përfundoi në një puthje të cilën vetë Sara mori guximin dhe e dha e para por duket se tani dyshimet nuk po e lënë të qetë dhe fokusi është familja.

Në një bisedë me Antonela Berishën ajo është shprehur e shqetësuar për imazhin që ka lënë tek familja e saj dhe çfarë do jenë ata duke menduar për sjelljen e saj.

Sipas Sarës, prindërit ia kanë lënë si porosi që të mos krijonte lidhje në shtëpi dhe ndaj u frikësohet mendimit të tyre.

“Prindërit më kishin lënë porosi që të mos krijoja një lidhje këtu dhe jam shumë e shqetësuar se çfarë mendojnë ata”, tha ajo.

Me lot në sy ajo tregoi se kjo pjesë nuk e linte të shijonte e qetë këtë marrëdhënie që po lindte ndaj dhe Antonela u përpoq ta qetësonte, duke e siguruar se prindërit do e kuptonin dhe se këto janë gjëra normale.

“Nuk ke asnjë faj dhe boll u shqetësove, prindërit janë të rritur dhe e kuptojnë që këto gjëra ndodhin. Ty të erdhi edhe motra dhe ta qartësoi që ata janë mirë”, tha Antonela.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*