“Leku letër”/ Gruaja më fatlume në botë, fiton tri herë brenda tri viteve lotarinë

Sipas “CNN” një grua në SHBA po feston pas fitimit për herë të tretë të lotarisë brenda 3 viteve.

Fituesja është një 61 vjeçare nga shteti i Merilendit, e cila arriti të fitojë shumën e 50,000 dollarëve nëpërmjet lojës gërvishtëse.

Autoriteti shtetëror që kontrollon lojërat e fatit deklaroi që është hera e tretë që zonja fiton çmimin.

Ajo i ka fituar të tre çmimet në të njëjtën dyqan dhe fitoi dy herë lotarinë brenda vitit 2018. Fituesja që është një shtëpiake amerikane ka fituar çdo herë shifrën e 50,000 dollarëve.

Ajo u tha zyrtarëve shtetëror se ishte e shokuar dhe e mrekulluar, e që nuk mund ta besonte që e kishte fituar për herë të tretë çmimin.

Zonja amerikane deklaroi gjatë marrjes së çmimit, se është shumë e vështirë që një person ta fitojë lotarinë një herë në jetë dhe jo si ajo që e fitojë 3 herë brenda një kohe të shkurtër.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*