Një grua kontakton mekanikun e saj sepse i ka rënë një pjesë e makinës. Biseda të bën të qeshësh me “oi”

Ka shumë njerëz që merren vet me rregullimin e gjërave, në njëfarë mënyre përpiqen të kursejnë disa para duke menaxhuar shumicën e punëve të shtëpisë me duart e tyre.

E njëjta gjë është edhe për njerëzit që kujdesen për mirëmbajtjen e makinës së tyre. Zakonisht kjo detyrë i projektohet botës mashkullore, ndaj janë burrat e shtëpisë që kujdesen për këtë aktivitet, vetë ose me ndihmën e miqve ose të afërmve.

Megjithatë, ka raste që femrat për arsye të ndryshme detyrohen të kujdesen vet për makinën. Çfarë ndodh në këto raste? Pasi lexon bisedën e një gruaje me mekanikun e saj, nuk mund të mos ngelesh pa fjalë dhe qesh me të madhe edhe në rastin kur nuk merr shumë vesh nga pjesët e makinës.

Një grua, kontakton mekanikun e saj të besuar për ta informuar se pjesa 710 i ka rënë nga makina dhe ajo nuk di më si dhe ku ta vendosë.

Gruaja i shkruan sms mekanikut

Pikërisht për këtë, gruaja kontakton mekanikun me shpresën për të marrë ndihmë në këtë drejtim, ndoshta edhe përmes mesazheve. Mirëpo, mekaniku nuk e njeh pjesën 710 dhe kërkon konfirmimin e asaj që sapo ka shkruar gruaja dhe habitet kur kjo e fundit përsërit se numri i pjesës 710 ka rënë.

Në atë moment mekaniku nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të dorëzohet dhe t’i përgjigjet gruas: “Shiko, nuk e kam idenë”. Në atë moment, gruaja e merr pothuajse personalisht dhe i përgjigjet me një ton të bezdisur mekanikut të saj: “Sigurisht, ju jeni burra, nuk keni asnjë ide për asgjë!”.

Gruaja i shkruan sms mekanikut – pjesa 2

Mekaniku, pothuajse në shenjë sfide, i kërkon gruas që t’i dërgojë një foto të asaj pjese, pjesës 710: “kështu që të shoh nëse mund të ndihmojë”, thotë ai.

Burri është i sigurt se pjesa 710 nuk ekziston dhe për këtë arsye ajo kërkesë shërben pikërisht për të demaskuar gruan dhe paaftësinë e saj në këtë çështje.

Disa sekonda më vonë, një mesazh në celularin e mekanikut. Burri nuk u besonte syve: kur hapi mesazhin në ekran ishte fotoja e copës 710 dhe në atë moment nuk mund të mos qeshte me të madhe deri në atë pikë sa edhe kolegët e tij u detyruan ta pyesnin për arsyen.

Gruaja i dërgon me sms mekanikut pjesën e makinës që i ka rënë

Burri u tregoi kolegëve të tij foton e copës 710: nuk ishte tjetër veçse tapa e vajit të motorit që mban fjalën OIL e cila, kur lexohet me kokë poshtë, mund të interpretohet nga joekspertët si 710 dhe gruaja ka dëshmuar se fatkeqësisht nuk të jetë kompetente në këtë çështje.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*