“S’e keni idenë çfarë po vjen”, Elgiti dhe Romeo kanë një surprizë për fansat

Elgit Doda duket se ka krijuar një miqësi shumë të ngushtë me Romeon dhe Donaldin. Djemtë shpesh i kemi parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në rrjetet sociale, e po ashtu Elgiti ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Donaldit në “Big Brother VIP”.

Ata madje kanë bashkëpunuar për një nga hitet e momentit “Toxic love”, në të cilën Donaldi jo vetëm shfaqet në videoklip, por po ashtu ka shkruar edhe tekstin.

Pas suksesit të “TL”, Elgiti po sjell një tjetër surprizë. Këtë herë me Romeon.

Përmes një statusi në Instastory ai shkruan se po sjellin një bashkëpunim “FT” e po ashtu paralajmëron: “Ju nuk e keni idenë çfarë po vjen”.

Ky status është rishpërndarë edhe nga aktori i humorit në llogarinë e tij. Për momentin nuk dihet asnjë detaj tjetër por mezi po presim të shohim se çfarë kanë “gatuar”.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*