Shikime “të lëngshme” mes Donaldit dhe Beatrix. Besoni që shumë shpejt do ketë një puthje?

Ka disa ditë që nuk i shqiten njëri tjetrit dhe ndihet një tërheqje e fortë midis tyre. Dje Beatrix flinte në krahët e Donaldit ndërsa sot , dorë më dorë u futën dhe u lanë të dy bashkë në dush.

Banorët i kanë ngacmuar dhe komentet në rrjetet sociale nuk rreshtin. Disa prej tyre thonë pse Donaldi i dërgoi varësen Borës nëse nuk kishte ndër mend ta rimerrte raportin mes tyre, disa të tjerë janë pro lidhjes me Beatrix.

Dje gjatë festës brenda në shtëpinë e BBV ata u vunë re që shkëmbyen disa shikime “të lëngshme” dhe të pagabueshme me njëri tjetrin.

Donaldi dhe Beatrix shkëmbejnë shikime

Ka edhe nga ata që thonë se kjo sjellje do ta penalizojë Donaldin dhe do e nxjerrë nga shtëpia pasi tregon paqëndrueshmëri. Nuk na mbetet veçse të shikojmë dinamikat në vazhdim.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*