Çfarë nuk u tha për këngën e saj, Ronela Hajati u kthehet kritikëve me “Versioni i moralistëve”. VIDEO

Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë vitin e ardhshëm në “Eurovision”. Artistja u shpall fituese e “Festivalit të Këngës” disa ditë më parë ku ajo konkurroi me këngën “Sekreti”.

Ndonëse Ronela ka marrë mbështetje të madhe, siç ndodh zakonisht në kompeticione është përballur edhe me kritika jo vetëm nga njerëzit e thjeshtë, por edhe nga figurat publike dhe kolegët e saj.

Disa prej tyre mendojnë se teksti i këngës është shumë i dobët. Këtyre kritikave, Ronela ka vendosur t’ju përgjigjet në mënyrë sarkastike.

Ajo ka publikuar një video duke theksuar një pjesë të tekstit të këngës, krahas së cilës ka shkruar: “Versioni për moralistët”.

Kujtojmë se Ronela në intervista pas fitores, tha se performanca në Torino do të jetë krejt ndryshe nga ajo që pamë në festival.

Një vit më parë mori pjesë Anaxhela Pelisteri në Eurovision dhe rezultati nuk ishte i mirë, edhe pse pritshmëritë ishin të larta pas vlerësimeve të para.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*