Të bësh foto me Dua Lipa kushton më shumë se me Justin Bieber apo Arnoldin

Yjet e diskografisë po vazhdojnë të fitojnë shuma të mëdha parash nga shkrepja e  fotografive me fansat e tyre, pasi për ata që nuk e dinë, të bësh foto me personazhe të mëdhenj në shumicën e rasteve paguhet.

WAYNE ROONEY – 540 EURO/ E përditshmja amerikane, The Sun, ka publikuar një artikull kushtuar kësaj dukurie, ndërsa mes yjesh të lakuar është edhe emri i ish sulmuesit të skuadrës angleze, Manchester United, Wayne Rooney, me të cilin të pozosh pranë tij, kushton mbi 500 euro.

DUA LIPA – 2 MIJË E 200 EURO / Fansat paguajnë për një ftesë në një “festë shtëpie” para shfaqjes së mbajtur në vendin e koncertit të ‘Future Nostalgia’ dhe paketa përfshin një mësim kërcimi nga një koreograf profesionist, akses në një skuadër glamuroze dhe një foto në grup me vetë yllin 26-vjeçar, Duan.

Klientët që paguajnë madje kanë mundësinë të bëjnë një vallëzim me këngëtaren e “Levitating”, por vetëm nëse provojnë dhe fitojnë në një konkurs paraprakisht.

JUSTIN BIEBER – 1 MIJË E 80 EURO / Marrëveshjet për takim dhe përshëndetje me Justin Bieber, për turneun e tij vijnë me një premtim të “kujtimeve që zgjasin një jetë” dhe kushtojnë përafërsisht 1 mijë e 100 euro.

Por mbani mend më mirë se përvoja e takimit me këngëtarin vjen me një paralajmërim të madh. Pagesa ju mundëson të rrini në prapaskenat e koncertit të Bieber si dhe fotografi me yllin e hitit “Never Say Never”.

Sidoqoftë, nëse jeni vetëm, do t’ju duhet të fotografoheni me tre individë të tjerë të rastësishëm pasi Justin nuk pranon të fotografohet me secilin veç e veç.

ARNOLD SCHWARZENEGGER – 893 EURO/ Nëse jeni fans të Arnold-it, çmimi për ta takuar atë personalisht është afro 900 euro, ndërsa oferta përfshin edhe një seancë pyetjesh dhe përgjigjesh 60-minutëshe.

Por fansat që paguajnë për një foto të nënshkruar premium nuk duhet të shqetësohen për të sjellë stilolaps pasi fotot do të firmosen me bojë ari. Për më tepër, fotografia vjen me kornizë speciale.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*