Konkurrentes së Big Brother VIP i arrestojnë vëllain, i përfshirë në laboratorin e falsifikimit të dokumenteve që u zbulua

Një operacion policor i koduar “Identiteti”, është finalizuar ditën e sotme pas një hetimi 3-mujor.

Përmes një njoftimi për mediat autoritetet bëjnë me dije se janë arrestuar katër persona dhe shpallur në kërkim dy të tjerë.

Si pasojë në prangat e policisë kanë përfunduar katër persona, mes tyre edhe vëllai i këngëtares së njohur, Sheila Haxhiraj, thotë gazetarja Kasandra Pali.

Henri Haxhiraj, vëllai i Sheila Haxhiraj

Sipas policisë së Lezhës, Henri Haxhiraj së bashku me të tjerët, kanë përfituar shuma të ndryshme monetare që variojnë nga 500-300.000 euro

Në pranga kanë rënë shtetasit Pertef Musabelli, Henri Haxhiraj, Arjan Refugjati dhe Erigesji Moriga, ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit Artur Terziu dhe Ilir Mata.

Gjithashtu është zbuluar edhe një ambient ku ushtrohej aktivitetit i dyshuar i mashtrimit kompjuterik, ndaj shtetasve të huaj.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*