Kos me fekale në supermarkete. Analizat kanë dalë që në datën 10 janar

Kos me fekale’ shitet ne supermarkete dhe dyqane pothuajse në çdo qytet te vendit.

Sipas burimeve të Tv Ora në janar 2022 AKU ka marrë monstra kosi të një kompani nga më të njohurat në vend dhe i ka kryer analizat.

Në përgjigje të analizave theksohet se “gjatë analizimit mikrobiologjik të kampionit kos 2.2% yndyrë me datë 10.1.2022 u konstatua vlerë mbi normat e NPM Enterobacterie”.

Edhe pse përgjigjia e analizave ka dalë që në datën 10 janar, konsumatori nuk është njoftuar për këtë.

Pse hesht AKU, edhe pse ka informacion zyrtar që kosi që shitet në të gjithe tregun e vendit ka dalë me prezencë fekalesh?



Tv Ora sapo u vë në dijeni të këtij fakti i ka kërkuar menjëherë një reagim AKU dhe ka dokumetuar te ky institucion një kërkesë për marrje të menjëhershme informacioni. Konsumatori ka të drejtë të informohet se sa është sasia e kosit të prodhuar.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*