8 shqiptarë të fshehur në një Fiat, çiftin anglez mund ta gjeje belaja pasi i kapi policia

Një pensionist ka mohuar përpjekjen për të kaluar tetë shqiptarë në Britaninë e Madhe. James Kimber, 69 vjeç, ishte me gruan e tij Margaret, 73 vjeç, kur ata u ndaluan nga zyrtarët e Forcave Kufitare në Channel në Coquelles, Francë , më 25 shkurt 2019.

Tetë emigrantë u zbuluan në makinën e marrë me qira Fiat Ducato. Çifti, nga Feltham, Middlesex, Londër u ndaluan nga policia.

Gjatë një seance shqyrtimi paraprak në Gjykatën e Maidstone Croën të ​​premten, zoti Kimber u deklarua i pafajshëm për veprën penale të ndihmës për imigracionin e paligjshëm.

Gjyqtarja Catherine Moore ra dakord që zonja Kimber nuk duhet të gjykohet për të njëjtën vepër për shkak të shqetësimeve që ka me shëndetin e saj.

Për këtë arsye gjyqi i tyre do të fillojë në mars. Çifti i shoqëruar në seancën gjyqësore nga vajza e tyre, u lanë të lirë me kusht.

Në shtator 2020, një seancë gjyqësore e magjistraturës iu tha se Kimber po ngiste makinën dhe gruaja e tij ishte e ulur në sediljen e përparme kur ata u ndaluan.

Një kontroll automjeti çoi në zbulimin e 8 shqiptarëve të fshehur në makinë. Në të njëjtën seancë, gjykatës iu tha se makinë ishte marrë me qira tre ditë më parë.

Nuk është zbuluar asnjë detaj se ku kishte udhëtuar çifti përpara se të kthehej në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan DailyMail.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*