Pasi i tha “na çave b*thën me anglishten”, tani nuk e duron dot kur ajo këndon

Beatrixa dhe Donaldi nuk kanë më ndjesitë e forta që kishin në fillimet e tyre, para se të krijonin lidhjen brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Kjo gjë është vënë re nga të gjithë.

Madje ishin opinionistët por edhe një pjesë e banorëve që i thanë se ai ka ndryshuar karshi Beatrixës dhe nuk ka më atë euforinë që kishte në fillim. Nga ana tjetër Donaldi zgjodhi të thoshte se kjo gjë nuk ishte aspak e vërtetë.

Çifti në fillimet e tyre rrinte deri në mëngjes së bashku, e puthjet e përqafimet nuk mungonin asnjëherë nga ana e Donaldit. Kjo gjë tani nuk ndodh pothuajse kurrë, e me arsyetimin sipas këtij të fundit, se tani lidhja e tyre është normalizuar.

Duke mos mjaftuar këto, të shumta janë rastet kur ai edhe e ofendon Beatrixën, duke lënë të kuptohet se nuk e duron dot. Një rast i tillë ka ndodhur sërish mbrëmë, ndërsa Trixa po këndonte para fillimit të spektaklit, Donaldi bën disa reagime të çuditshme dhe nervozohet, pasi këngëtarja nuk po pushonte.

Të njëjtat reagime që bën kur i ndërhyn Iliri në prime. Zë veshët me dorë, ka marrëdhënie “të edukuar” sa për sy e faqe, rrudh fytyrën e shumë mimika të tjera që të bëjnë të kuptosh se është intolerant ndaj personit në fjalë.

Kujtojmë se Beatrix, Donald dhe Einxhel janë tre banorët e nominuar për këtë javë, nominim ky që erdhi si pasojë e hapjes së kutisë Pandorës nga banori i ri, Arbëri.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*