Ky nuk flet, ky “kërcënon”: Bill Gates parashikon pandemi më të këqija, qeveritë të kontribuojnë me miliarda

Bill Gates ka paralajmëruar se pandemi shumë më të këqija se kovidi do të vijnë dhe iu ka bërë thirrje qeverive të kontribuojnë me miliarda dollarë për t’u përgatitur për shpërthimin e ardhshëm global.

Filantropi tha se variante që kaluam dhe po kalojmë, shkaktuan dëme të mëdha, botës mund t’i duhet të përballet me një patogjen që shkakton një shkallë shumë më të lartë të vdekjeve ose sëmundjeve në të ardhmen.

Fondacioni “Bill & Melinda Gates” dhe “Wellcome Trust” i Mbretërisë së Bashkuar, po i japin 300 milionë dollarë Koalicionit për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike, i cili ndihmoi në formimin e programit Covax për të ofruar vaksina në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

“Kur flasim për shpenzimin e miliardave për të kursyer…triliona dëme ekonomike dhe dhjetëra miliarda jetë, është një politikë sigurimi mjaft e mirë”, tha Gates. Ai shtoi se përgatitja për një pandemi të ardhshme mund të jetë gjithashtu e dobishme.

Gates tha se dy financuesit e mëdhenj të zhvillimit të vaksinave gjatë pandemisë CEPI dhe qeveria amerikane, ishin “të guximshëm” duke vënë paratë dhe duke krijuar një portofol më të gjerë të vaksinave të mundshme.

Por ai pranoi se duhej bërë më shumë për të rritur furnizimet për të vaksinuar botën. Gates këmbëngul se duhen hedhur miliarda lek për të parandaluar pandemitë e ardhshme.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*