Publiku i gëzuar për nominimin e Trixës. Dalina: duhet të mësohemi që mos të gjykojmë të tjerët dhe veprimet e tyre

Sa më shumë i afrohet fundit, aq më interesant bëhet Big Brother VIP. Mbrëmë u eleminuan Xheisara dhe Dagz-i, ndërsa tre banorë të tjerë u nominuan.

Einxhel, Donaldi dhe Beatrixa janë të nominuarit e së premtes dhe njëri nga të tre do të eliminohet. Mes të tre të nomunuarve, nominimi i Beatrixës ka ngjallur reagime të shumta.

Dalina Buzi ka qenë edhe opinioniste e BBV-së disa spektakle dhe e ftuar në një intervistë ajo ka dhënë mendimin e saj. ‘Është e tmerrshme se si të gjithë ishin gëzuar për nominim e saj.

Në Shqipëri ka marrë shumë vëmendje ky spektakël dhe disa nga personazhet aty janë shumë të fortë’, ka thënë ajo në intervistë.

Dalina gjithashtu ka thënë se duhet të mësohemi që mos të gjykojmë të tjerët dhe veprimet e tyre. Beatrixa për herë të parë ndodhet në nominim.

AE gjithë kjo “urrejtje” ndaj Triksës nisi kur ajo shprehu haptazi pëlqimin dhe dashurinë për Donaldin, i cili i dha fund lidhjes me Borën për t’u lidhur me të.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*